Në Stacionin Policor në Prizren, ditën e djeshme një person ishte raportuar si i zhdukur pasi kishte shkuar në pushime në fshatin turistikë Prevallë dhe nuk ishte kthyer më.
Personi i zhdukur ishte raportuar nga bashkëshortja e tij, me të cilën ishin së bashku. Ajo raportoi se bashkëshorti i saj është larguar nga vendi ku ishin duke qëndruar rreth orës 18:30.
“Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas raportimit në polici, në të njëjtën ditë, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima sipas policisë kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e viktimës.
Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.