Një 65-vjeçar dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë, të martën.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet për veprën penale të vrasjes.
“Vrasje / Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën ‘Avni Shabani’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit, në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ‘vrasje’”, ka thënë Zahiti.
Megjithëse Prokuroria ende nuk e ka cilësuar veprën penale, RTV Dukagjini merr vesh se sipas elementeve që janë gjetur në vendngjarje, dyshimet janë se është vdekje e dhunshme.
Fillimisht, lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’, brenda objektit të ‘shurdhmemecëve’ është gjendur pa shenja jete viktima i moshës 60-vjeçare”, ka thënë Zahiti.