Gjendet një granatë dore e kohës së luftës në Mramor

Në Mramor të Prishtinës është gjetur një granatë dore e kohës së luftës

Fotoilustrim

Një granatë dore e kohës së luftës është gjetur në Mramor të Prishtinës.

Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it, gjatë gërmimit e kanë gjetur granatën e dorës dhe e kanë asgjësuar.

Raporti i Policisë së Kosovës bënë të ditur se ankuesi dyshon se ka mjete tjera të pashpërthyera.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, dyshon që në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar. Ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion, prandaj njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika