Gjendet një granatë dore në Vushtrri, deminimi kryhet pa incidente

Një granatë dore është gjetur në Vushtrri, ku njësia e Policisë së Kosovës për deminim, e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente

Një granatë dore është gjetur të martën e 16 janarit në Vushtrri.

Njësia e Policisë së Kosovës për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika