Gjendet një grua pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se një grua është gjetur pa shenja jete të premten, në shtëpinë e saj në Prizren

Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten, në shtëpinë e saj në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se është kryer procedura e kontrollit të vendit të ngjarjes dhe intervistimi i dëshmitarëve.

“Me datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën Tefik Çanga në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54 vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve”, ka thënë Bytyqi.

Siç ka thënë Bytyqi, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa, është hapur rasti si “Hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika