Gjendet një i vdekur brenda shtëpisë që po digjej në Gjakovë

Shtëpi e përfshirë nga zjarri/ Fotoilustrim
Shtëpi e përfshirë nga zjarri/ Fotoilustrim

Një trup i pajetë është gjetur brenda një shtëpie që po digjej në Gjakovë, mëngjesin e së shtunës.  Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë për ta lokalizuar zjarrin, e pas ndërhyrjes brenda shtëpisë është gjetur edhe trupi. 

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës ku tutje tha se rrupi i viktimës është dërguar për obduksion. 

“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika