Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, një person ka raportuar se në hapësirën e hekurishtes së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe KFOR-it amerikan për deminim, në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar-tromblon, për ta dërguar në një lokacion tjetër të sigurt për shpërthim.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në hapësirën e hekurishtes së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim,  në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar-tromblon për ta dërguar në një lokacion tjetër të sigurt për shpërthim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika