Një person ka raportuar se në një pyll të fshatit Dobroshec të Drenasit ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Policia e Kosovës njofton se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it.
“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR/Dobroshec, Gllogoc 19.08.2023-13:52. Një mashkull kosovar ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.