Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person në Mitrovicë, është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Policia njofton se vdekja e viktimës është konstatuar pasi kishte dalë ekipi përkatës në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, në raport thuhet se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.