Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së shtunës është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini, në fshatin Krajk të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk dyshohet se është gjet një trup i pajetë. Patrulla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjet një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjet nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, ka njoftuar Bytyqi.