Gjendet pa shenja jete 24 vjeçarja në banesën e saj në Mitrovicë

Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj 24 vjeçarja në Mitrovicë. Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

Policia e Kosovës

Gjatë kësaj të hëne një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, derisa rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj.

Për portalin Dukagjini, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika