Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e Policisë.