Sot është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.