Të martën e 27 dhjetorit rreth orës 13:00, është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe se personi i cili është gjetur pa shenja jete është i moshës 66-vjeçare.
“Sot rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.