Është gjetur pa shenja jete një burrë në Pejë, mbrëmjen e së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion…”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.