Gjendet pa shenja jete një person afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë

Pasditen e së enjtes, në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore. Ai u gjet afër stacionit hekurudhor në “Lagjen 28”, ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML)

Stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë, foto ilustruese.

Në Fushë-Kosovë, afër stacionit hekurudhor, një person është gjetur pa shenja jete.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:45, kur autoritetet janë njoftuar për trupin e shtrirë në tokë.

Njësitet policore dhe ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë pas njoftimit dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Pas një hetimi të shpejtë, është konstatuar se viktima është një mashkull kosovar dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

“HETIM MBI VDEKJEN – Lagjja ’28’ , Fushë-Kosovë 08.02.2024-13:45. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitet policore, si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për të kryer obduksionin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika