Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, të shtunën e 28 tetorit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, teksa në i njëjti po hetohet nga policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.