Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Në fshatin Doblibare të Komunës së Gjakovës, një person është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”, gjersa trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion

Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme një person është gjetur pa shenja jete në Doblibare të Gjakovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika