Gjendet pa shenja jete një person në Gllogoc

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gllogoc të Drenasit. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gllogoc të Drenasit.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët në një dhomë të shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika