Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, policia nis hetimet

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 02:00 në katin e katërt të një ndërtese, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 02:00 në katin e katërt të një ndërtese në rrugën ‘Adem Jashari”, në Pejë. Në vend ngjarje menjëherë ka dalë policia dhe ekipi mjekësor. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkaq rasti është cilësuar si ‘hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika