Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën e 30 tetorit, në Prishtinë. Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën e 30 tetorit, në Prishtinë.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka pranuar informatën se viktima është gjetur i alivanosur por që më pas ekipi emergjent e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Po vazhdojmë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika