Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Në vend të ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës, që edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti mbetet në hetim.
“Ankuesja femer kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet të hetohet”.