Gjendet trupi i një fëmije në frigorifer në Detroit, arrestohet nëna

Policia e Detroitit dhe anëtarët e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve gjersa kryenin një kontroll të mirëqenies në shtëpinë ku jetonin pesë fëmijë të tjerë, zbuluan trupin e 3-vjeçarit në frigorifer. Në lidhje me këtë rast është arrestuar nëna e tij

Një grua 30-vjeçare është arrestuar pasi trupi i djalit të saj 3-vjeçar u gjet të premten në mëngjes në një frigorifer në bodrumin e shtëpisë së familjes në Detroit, raportoi CBS të shtunën e 25 qershorit.

Policia e Detroitit dhe anëtarët e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve zbuluan trupin gjersa kryenin një kontroll të mirëqenies në shtëpinë ku jetonin pesë fëmijë të tjerë, u tha gazetarëve shefi i policisë, James White.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si dhe kur djali vdiq ose sa kohë trupi i tij kishte qenë në frigorifer. White nuk e përshkroi gjendjen e trupit të tij të dekompozuar.

“Ky rast më ka tronditur mua, ka tronditur hetuesit tanë”, tha ai. “Por zbulimi nuk do të ishte i mundur pa intuitën e oficerëve. Kur ata folën me banuesin e shtëpisë, ata kuptuan se diçka nuk ishte në rregull në bisedë dhe mënyrën se si ky banor po komunikonte me ta. Fillimisht, biseda ishte thjesht për të larguar oficerët sikur nuk po ndodhte asgjë”.

Oficerët kontaktuan një mbikëqyrës dhe më vonë gjetën trupin në frigorifer, shtoi White.

“Ne po marrim mbështetje për oficerët”, tha ai. “Kjo është diçka që askush nuk duhet ta shohë. Fëmijët e tjerë që ishin në shtëpi, imagjinoni se çfarë duhet të kenë kaluar dhe çfarë duhet të kenë duruar duke qenë brenda asaj shtëpie”.

Autopsia do të tentojë të përcaktojë mënyrën dhe shkakun e vdekjes së djalit.

Fëmijët e tjerë janë dorëzuar në Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve. White i përshkroi kushtet e jetesës brenda shtëpisë si “të këqija”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika