Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

26-vjeçari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët disa javë më parë, është gjetur i vdekur këtë mëngjes në lumin "Drini i Bardhë", afër urës së fshatit Rugovë në Prizren

Trupi i pajetë i një 26-vjeçari është gjetur sot, më 14 janar, rreth orës 08:20, në lumin “Drini i Bardhë”, afër urës së fshatit Rugovë, në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se një qytetar ka vërejtur trupin dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Sipas Bytyqit, pas marrjes së informacionit, hetuesit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar praninë e trupit të pajetë.

“Më datë 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lumin “Drini i Bardhë” në afërsi të urës së fshatit Rugovë. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kanë dalë në vend ngjarje, ku kanë vërejtur një trup të pajetë”, ka thënë Bytyqi.

Pasi janë kontrolluar rrobat e viktimës, është gjetur dokumentacion personal me emrin Arban Hisari, i lindur më 05.06.1998, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët disa ditë më parë.

Rrobat që kishte viktima përputhen me ato që ishin përshkruar në raportin e zhdukjes.

“Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, 05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjarët, andaj besohet se trupi i pajetë është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Bytyqi. 

Kërkimet për të kishin nisur javën e kaluar.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe hetimet për shkaqet e vdekjes vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika