Gjendja në qytetin e Istogut pas vërshimeve (VIDEO)

Një ditë pas reshjeve të mëdha të shiut, në qytetin e Istogut situata është më e qetë

Vërshimet në Istog





Gjendja pas vërshimeve në qytetin e Istogut, tashmë është më e qetë se një ditë më parë. Rrugët janë të qarkullueshme, ndërsa për to po përkujdesen ekipet emergjente.

Një ditë më parë, pas reshjeve të dendura të shiut, kishte vërshime të mëdha në disa komuna të Kosovës, në të cilat ishin bllokuar rrugët si dhe ishin dëmtuar objekte të ndryshme e edhe shtëpi banimi.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Genc Ademaj, ka thënë për RTV Dukagjinin se përkundër që vërshimet janë duke vazhduar, rrugët janë ende të qarkullueshme përveç rrugës tek Ura në fshatin Zllaq.

“Fatkeqësisht vërshimet ende po vazhdojnë. Kemi vazhduar me ekipet që jemi duke i përcjellë situatat. Janë disa përmbytje, në pjesën e shtatit të lumit Drin. Rrugët janë të qarkullueshme, përveç rrugës tek Ura në Zllaq. Nuk ka pasur nevojë të evakuohen qytetarët”, ka thënë ai.

Si pasojë e këtyre vërshimeve në disa shkolla të komunës së Istogut, ditën e hënë nuk është duke u mbajtur mësimi, për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Pas reshjeve të dendura të shiut, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi të dielën e 20 nëntorit ka marrë vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente.

Idrizi në një prononcim për Portalin Dukagjini ka thënë se pas intervenimeve dhe inspektimeve në zonat e prekura nga reshjet e shiut, tani situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Të gjitha rrugët në qytetin e Vushtrrisë janë të kalueshme, asnjë familje nuk është e përmbytur nga reshjet dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim, ka pasur dëme në toka bujqësore dhe të mbjella, si Nadakovc, Pestovë e Samadrexhë”, ka deklaruar Idrizi.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.

Ai thënë se deri në orën 2 të mëngjesit të së hënës ishin në terren duke inspektuar dhe intervenuar në lokacione të prekura nga reshjet e shiut.

“Tani situata është e menaxhueshme dhe në kontroll pasi kemi qëndruar deri në orët e vona të natës me kompanitë lokale dhe ekipet emergjente duke bërë intervenimin në disa pika, zhbllokimin e disa pikave me qëllim të rrjedhjes së ujit”, ka vijuar ai.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika