“Gjendje e mjerueshme”, AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se shëndetësia duhet të jetë urgjentisht prioritet i qeverisë, pasi, sipas tij, gjendja është e mjerueshme

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, për të diskutuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, situatën në sistemin shëndetësor e ka vlerësuar si të mjerueshme, duke theksuar problemet në listat e pritjes, disponibilitetin e barnave esenciale në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës, infrastrukturën e dobët në shëndetësi dhe largimin e personelit shëndetësor nga vendi.

“Ne si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, lidhur me gjendjen në shëndetësi dhe sigurime shëndetësore. Arsyeja pse e kemi këtë, është një gjendje vërtet e mjerueshme në shëndetësi, vazhdojnë që të jenë aktuale dhe duke u rritur listat në pritje, pastaj vazhdojnë problemet e njëjta me listën esenciale të barnave në Shërbimin Klinik të Universitar të Kosovës, pastaj vazhdon që të mbeten problemet e njëjta lidhur me infrastrukturën e dobët në shëndetësi, dhe njëkohësisht vazhdon ikja e personelit shëndetësor jashtë vendit, pra atë që me shumë mund dhe përvojë kemi ngritur”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj ka theksuar se veprimet “ad hoc” nuk janë të mjaftueshme për menaxhimin e këtyre sfidave, dhe ka thënë se shëndetësia duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re.

Ai ka theksuar nevojën për investime urgjente në sektorin e shëndetësisë dhe ka kritikuar Qeverinë Kurti për vonesën në zbatimin e sigurimeve shëndetësore, duke thënë se vendi ende nuk ka një sigurim të mirëfilltë shëndetësor.

“Nëse keni parë agjendën legjislative e shihni se sigurimet janë të paraparë të bëhen në fund të qershorit të këtij vitit, e sikur të vinin nesër, do të ishte vështirë të pritej se kemi të bëjmë me seriozitet për mbyllje të këtij problemi. Ende vazhdojmë të mbetemi vendi i vetëm që s’kemi sigurim të mirëfilltë shëndetësor. Urgjent shëndetësia të bëhet prioritet i Qeverisë së vendit, nevojiten investime urgjente në shëndetësi. Në 2023-n deri në fund të shtatorit, vetëm 8 për qind e investime kapitale janë realizuar në shëndetësi”, ka thënë Dreshaj në një konferencë për medie të hënën.

Sipas deputetit të partisë opozitare, Qeveria Kurti po i prolongon ligjet bazike “që i takojnë, si shëndetësisë, si arsimit e shoqërisë në përgjithësi”.

Dreshaj, mes të tjerash, ka thënë se duhet të kthehet fokusi dhe të kryhen investime të nevojshme në sektorin shëndetësor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika