Gjendja në komunën e Skenderajt duket të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve të cilat kanë shkaktuar vërshime, duke bërë që komuna të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mësimi në këtë komunë të premten të mos mbahet.
Një vendim të tillë ka marrë i pari i komunës Fadil Nura pas gjendjes së rënduar.
Ekipi i terenit i RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se pesë familje kanë mbetur të bllokuara në një pjesë të qytetit, e që të njëjtat po evakuohen.
Ndërsa, siç njoftojnë gazetarët gjimnazi ”Hamëz Jashari” dhe shkolla teknike “Anton Çeta” janë bllokuar nga uji.
Bëhet e ditur se nxënësat janë larguar nga shkolla por shtypja e lart e ujit ka thyer dyert e gjimnazit.