Gjeneral Garffer nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

Gjenerali amerikan, Arthur Garffer është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit. Këtë nderim e ka njoftuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se vlerësimi i tillë buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se ky titull i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë

“Sot, Deçani nderoi një mik të madh të Kosovës, Gjeneralin amerikan Arthur Garffer, me titullin “Qytetar Nderi”.Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë. Mirënjohje përherë, Gjeneral Garffer!”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika