“Gjenerale Mimoza Kusari, fashistja Nazlie Bala…”, Krasniqi kritikon ashpër VV-në

"Një ndër veprimet që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qenë 'gojë paç e mos folsh!'. Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen - atëherë po ndaj diçka të dhimbshme që po ndodh brenda organizatës që e kemi ndërtuar me sakrificë, gjak, shpresë e po e shkatërron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë", ka shkruar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi

Dardan Krasniqi

Aktivisti i LVV-së, Dardan Krasniqi, i ka kushtuar një shkrim kritikës së tij ndaj Vetëvendosjes, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është kunata e tij.

Ai ka kritikuar deputeten Mimoza Kusari, duke e cilësuar si “gjenerale”, duke treguar “ushtarin e keq të saj”.

“Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba, ushtar i keq që i palohet, sepse tashmë e kanë shitur kurrizin për një punësim të gruas, tezës, mikut etj! E tjera skena, e skenari i djeshëm në kuvend, ishte për marre! Marrja askënd s’e ka mbytur!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, sipas Krasniqit, deputeti Armend Muja gënjen me statistika të rrejshme edhe kryeministrin Albin Kurti, edhe qytetarët, duke mos harruar shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipin, i cili del në darkë me djemtë e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Armend Muja – me statistika të rrejshme e gënjen edhe kryeministrin, edhe qytetarët! Tash model është rrena, jo fjala e dhënë në qeverisje! Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash, sepse u ka humbur rruga në oborr!”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka treguar se cilët janë ushtarët tjerë të “gjenerales” Kusari.

“Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me t’u dhimtë çfarë po lejojnë të ndodhë! Edhe këta i janë paluar si ushtar gjenerales Kusari, përderisa ajo e ka kapur çdo pozitë, bord e ndërmarrje e vendimmarrje! Deputetët e tjerë mjerim!”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka kritikuar edhe Nazlie Balën dhe Dejona Mihailin.

“Fashistja Nazlie Bala kujdeset me i pa postimet dhe për të të kërcënuar e për të të përjashtuar nga lëvizja, sepse “nuk bën me fol”. Shoqja Dejona Mihali – që e ka ngrënë shumë bukën në shtëpinë tonë, kujdeset me të shti në listë të zezë se ua shpërfaq interesat e grupeve!”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i tij:

Një ndër veprimët që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paqë e mos folshë! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatrron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!

‘Ju që ju keni bashkangjitë në bisht kësaj organizate, edhe ju që votoni për inate e qëllime jo parimore, sa të ua do zemra më shani e vjellni’ Këta që do ti përmend janë të hapur për debat, argumentim e përgenjështrim!

– Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohët sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj! E tjerash skena e skenari i djeshëm në kuvend ishte për marre! Marrja askë se ka mbytë!

– Armend Muja – me statistika të rrejshme e genjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!

– Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash sepse ju ka humbë rruga në oborr!

– Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe keta i janë paluar si ushtar gjeneralës Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!

– Deputetët e tjerë mjerim!

– Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimët dhe më të kërcenuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”

– Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupëve!

– Sot mbi 80% të qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, e ato që janë improvizojnë!

– Lëvizja VETËVENDOSJE! në diasporë është për toke! E harruarë sepse kështu çdo herë u pa e konsideruar mërgata, për vota e lekë jo për angazhim e bashkëqeverisje!

– Qytetarin që as shqip nuk di (sepse vet kanë heqë dorë nga të qenurit shqiptar – në vitet 1970, unë nuk jam racist por ai është i dobët) ta sjellin në krye të sekretariatit në Lëvizje – thua që organizata me 20 mijë aktivist nuk paska një djal në gjirin e saj! Deshtim!

– Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!

– Ministratë e tjerë regres të paaftë!

Këto janë të dhimbshme sa të çahet zemra! Një organizatë me mija aktivist që kanë humbë vite, afate të provimëve, janë burgosë kanë derdhë ndjersë e sakrificë, sot janë të poshtruar të harruar dhe nuk ekzistojnë! Është e pafalshme me u shendrru nga aktivisti – në klientelë! Por ju konvenon se aktivistit nuk mundët me ja ulë kurrizin e klientelën e përdorë edhe për një përdorim me pak pushtet!

Ju duhët të reflektoni për vetën tuaj, për sakrificën e Astrit Deharit, për shpresën e Kosovës, përpara se me ra në humnerë të thellë! Tërë jetën do të mbesë me lëvizjën po jo me pakurrizor e fashista! Borxh ja kam jetën atij vendi dhe është pak, por jo më edhe asnjë pikë ndjersë për të pabesë bukëpëmbysës e njerzë pa parime e ideale!

Për ata qe e duan zhvillimin dhe mirëqenien e Kosovës këto janë të ditura, për ata që e duan Lëvizjën dhe nuk duan që organizata të dëmtohët janë të ditura! Koha e së vërtetës është sot, ata që nuk shohin as deri të huna nuk kanë me e pa as nesër!

Ju përqafojë❤️

Ushtari e aktivisti rrebel!

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika