Gjenerali amerikan i NATO-s kritikon veprimet e njëanshme të Qeverisë

Qëndrimi zyrtar ose politika e NATO-s për Urën e Ibrit  është që ajo të mos hapet në këtë moment sepse duhet t'i nënshtrohet dialogut ndërmjet palëve të interesuara. Kjo është njëra ndër porositë e Admiralit Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate, me rastin e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it në Kosovë. Admirali amerikan po ashtu deklaroi se të ndara nga organizatat e duhura të sigurisë kombëtare, ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, të cilat bien në sferën e sundimit të ligjit, në të cilën nuk vepron KFOR-i.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch. FOTO:ZKM

Kalimi i komandës së misionit të KFOR-it nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash, në duart e komandantit të ri, gjeneralit Italian, Enrico Barduani, ishte ngjare që shefi i tyre e shfrytëzoi për porosi madje edhe politike.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Stuart B. Munsch, foli për rolin e NATO-s dhe KFOR-it në procesin e dialogut, e pati edhe porosi për qeveritë.

“Veprimi jashtë këtij dialogu, veprimi pa përkushtim ndaj këtij dialogu dhe grindjet e vazhdueshme se çka duhet të përfshihet në dialog e çka jo dhe gjithashtu edhe veprime të cilat nuk do të sjellin ndonjë siguri të duhur. Më tej, qeveritë që veprojnë njëanshëm jashtë këtij dialogu, pa nevojë eskalojnë tensionet e brendshme dhe rajonale dhe pa nevojë e minojnë reputacionin e tyre si partnerë ndërkombëtarë të besueshëm”, ka thënë Munsch.  

Para kësaj, ambasadorët, përfshirë krerët e shtetit, bashkë me përfaqësues të partive opozitare politike e figura të tjera, e ndoqën ceremoninë e ndërrimit të komandës.

“Në këtë kohë kritike për sigurinë evropiane, ne duhet të sigurohemi që të punojmë së bashku, në mënyrë të besueshme besueshmërinë dhe besueshmërinë, për një Kosovë në paqe”, ka thënë komandanti i KFOR-it Enrico Barduani.

“… Ne kemi ndihmuar në parandalimin e një përshkallëzimi të përtërirë të dhunës dhe kemi kufizuar me shpejtësi situata që mund të çojnë në incidente ose shpërthime të tjera të paqëndrueshmërisë”, ka thënë ish-komandanti i KFOR-it, Ozakn Ulutash.

Në sirtarin e kujtimeve nga Kosova, gjenerali turk do ta mbajë edhe një medalje ushtarake Presidenciale, e cila iu dhurua nga e para e shteti.

“Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë në shtator të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin Ulutash për pajisjet logjistike që na ndihmuan për ta mbajtur Policinë e Kosovës të sigurt dhe gjeneral Ulutash për profesionalizmin tuaj”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Pas gjithë kësaj ceremonie erdhi koha e konferencës dhe pyetjeve të gazetarëve, ajo për hapjen e Urës së Ibrit morë një refuzim të prerë.

“Politika e NATO-s mbi urën është që të mos hapet në këtë moment dhe se ajo duhet t’i nënshtrohet dialogut ndërmjet palëve të interesuara. Është një çështje politike në këtë pikë dhe jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave që mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë Munsch.

Admirali amerikan foli për 48 bazat ushtarake të Serbisë rreth Kosovës për të cilat tha se nuk paraqesin shqetësim.

Sipas Admiralit Munsch, ekzistojnë grupe kriminale në rajon që funksionojnë sipas tij jashtë sistemit të sigurisë së shteteve e për të cilat nuk ka kompetencë as KFOR-i sepse u takon organeve në fushën e zbatimit të ligjit të veprojnë ndaj tyre.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika