Gjenerali i lartë i Ukrainës paralajmëron për rrezikun e sulmit bërthamor rus

Një artikull i shkruar nga gjenerali i lartë i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi, së bashku më ish-komandantin e Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykjhailo Zabroidoakyi, paralajmëron për rrezikun që mund të vijë nga një sulm i mundshëm nga ana e shtetit rus

Gjenerali Valeriy Zaluzhnyy

Në një dalje të rrallë publike, shefi ushtarak i Ukrainës paralajmëroi të mërkurën për kërcënimin e Rusisë pë të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, gjë që do të krijonte rrezikun e një konflikti bërthamor “të kufizuar” me fuqitë e tjera.

Lufta Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt, ka të ngjarë të zgjasë edhe vitin e ardhshëm, ka thënë gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, në një artikull ku ishte bashkautor me ish-komandantin e Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykhailo Zabrodskyi, dhe të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform.

Artikulli përmbante deri më tani vlerësimin më të detajuar të komandantit të përgjithshëm ukrainas për luftën deri më sot, dhe jepte mesazhe krejtësisht të kundërta me ato të dhëna nga zyrtarët e lartë ukrainas.

“Ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë i përdorimit, në rrethana të caktuara, të armëve bërthamore nga forcat e armatosura ruse,” tha Zaluzhnyi.

“Është gjithashtu e pamundur të përjashtohet plotësisht mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve kryesore të botës në një konflikt bërthamor ‘të kufizuar’, në të cilin perspektiva e Luftës së Tretë Botërore është tashmë drejtpërdrejt e dukshme”, thuhet në artikull, shkruan Reuters.

Ndryshimi i trajektores

Moska në të kaluarën ka mohuar spekulimet për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore ose kimike.

Ukraina do të duhet të përputhet me gamën e goditjes së armëve të Moskës në mënyrë që të kthejë valën e luftës, shkruan Zaluzhnyi dhe Zabrodskyi.

“E vetmja rrugë drejt një ndryshimi kardinal në situatën strategjike është padyshim një seri e disa kundërsulmeve të njëpasnjëshme, ose idealisht të njëkohshme, nga forcat e armatosura të Ukrainës gjatë fushatës së 2023,” thanë ata.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar qeverinë e Kievit me armë të sofistikuara me rreze të gjatë veprimi, me kusht që Ukraina të mos i përdorë ato për të goditur objektivat brenda Rusisë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Artikulli përmbante pranimin e parë të Ukrainës se ajo ishte përgjegjëse për ato që autorët thanë se ishin sulme me raketa në bazat ajrore ruse në Krimenë e aneksuar, duke përfshirë atë që dëmtoi bazën ushtarake Saky muajin e kaluar.

“Po flasim për një seri sulmesh raketore të suksesshme kundër bazave ajrore të Krimesë të armikut, para së gjithash, aeroportit Saky”, thuhet në artikull, duke përdorur një gjuhë që nuk sqaron nëse kjo nënkuptonte raketa apo raketa të padrejtuara.

Sulmi Saky nxori 10 avionë luftarakë rus “jashtë aksionit” më 9 gusht, thuhet në artikull.

Jo paqe këtë vit

Toni i artikullit ishte në kontrast me deklaratat shpesh optimiste të zyrtarëve të lartë ukrainas.

“Kohëzgjatja e luftës tashmë matet me muaj dhe ka çdo arsye për të besuar se kjo periudhë kohore do të shtrihet përtej vitit 2022”, thuhet në deklaratë.

Zaluzhnyi dhe Zabrodskyi pranuan se Ukraina ishte pozicionuar “jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme” në dy linjat e frontit lindor, rreth qyteteve Bakhmut dhe Izyum.

Armët e furnizuara nga jashtë do të përbëjnë shtyllën kurrizore të mbrojtjes së Ukrainës vitin e ardhshëm, thanë ata.

“Në vitin 2023, baza materiale e rezistencës së Ukrainës duhet të mbetet vëllime të konsiderueshme të ndihmës ushtarake nga vendet tona partnere”, thuhet në artikull.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika