Gjeneralmajor Ristuccia viziton monumentin e Minatorëve në Mitrovicë, diskutohet mbi situatën e përgjithshme në këtë zonë

Këtë të premte komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Komandën Rajonale-Ushtarët Lindor të Ekipit Monitorues të Lidhjes Zvicerane LMT në Mitrovicë

Pamje nga vizita e komandantit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Komandën Rajonale-Ushtarët Lindor të Ekipit Monitorues të Lidhjes Zvicerane LMT në Mitrovicë, të premten e 10 shkurtit.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Gjenerali Ristuccia ka marrë një përditësim mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe ka diskutuar mbi situatën e përgjithshme në zonë.

Pamje nga vizita

“Komandanti i KFOR-it theksoi se “LMT-të luajnë një rol kyç neutral dhe të paanshëm për të ndërtuar besimin reciprok të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i.

Tutje theksohet se LMT-të janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe besimin midis KFOR-it dhe autoriteteve lokale, udhëheqësve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal.

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika