Gjeneralmajor Ristuccia viziton njësitë e KFOR-it në “Villaggio Italia”, shpreh vlerësimin për përpjekjet e ruajtjes së sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka vizituar njësitë e KFOR-it, dhe ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë

Pamje nga vizita e gjenealmajorit Ristuccia tek njësitet e KFOR-it në Itali

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar njësitë e KFOR-it të stacionuara në Camp Villaggio Italia me rastin e marrjes së ardhshme të kontingjentit italian.

“Gjenerali Ristuccia u prit nga Komandanti i RC-W dhe u takua me përfaqësuesit e kontingjenteve ndërkombëtare të pranishëm në bazë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Pamje nga vizita

Tutje thuhet se gjeneralmajori Ristuccia ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Mes tjerash njoftohet se “KFOR-i është plotësisht i përgatitur dhe i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika