“Gjenocidi fillon nga fjala”, historiani Ukshini: Problem të normalizohen raportet Kosovë-Serbi, pasi gjuha e Beogradit është armiqësore dhe raciste ndaj shqiptarëve

"...shpesh them kur flasim për ditët e sotme se është pak problem me u normalizu raportet Kosovë-Serbi, sepse gjuha e Beogradit është shumë armiqësore ndaj shqiptarëve"

Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini

Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini, në emisionin “Personale” ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në esencë politika serbe nuk ka ndryshuar kanë ndryshuar vetëm protagonistët – ajo mbetet anti-shqiptare.

“…Kanë ndërruar vetëm protagonistët e politikës serbe, ndërsa në esencë politika serbe mbetet shumë armiqësore ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ukshini.

Ai ka cituar historianin amerikan, Daniel Goldhagen, i cili sipas Ukshinit, ka thënë se “gjenocidi fillon nga fjala”, kështu duke theksuar se raportet Kosovë-Serbi nuk mund të normalizohen kur Beogradi përdor një gjuhë raciste ndaj shqiptarëve.

“Është një historian shumë i njohur amerikan, Daniel Goldhagen, studiuese më brilant i holokausti, i cili ka dhënë intervista edhe për luftën në Kosovë. Ai ka thënë që ‘gjenocidii fillon nga fjala’, dhe unë shpesh them kur flasim për ditët e sotme them që është pak problem me u normalizu raportet Kosovë-Serbi, sepse gjuha është shumë armiqësore ndaj shqiptarëve. Dhe, derisa i quajnë edhe me terma racist është pak e pa-përftyrushme ky normalizim”, ka shtuar Ukshini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika