Gjermani, protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

Mijëra njerëz protestuan të dielën në Berlin kundër planit për kufizimin e emigracionit, të propozuar nga konservatorët e opozitës dhe të mbështetur nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e së djathtës së skajshme.

Friedrich Merz, udhëheqësi i konservatorëve, i cili ka të ngjarë të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në 23 shkurt, parashtroi një projekt-propozim me mbështetjen e AfD-së, duke thyer kështu një tabu, për të mos bashkëpunuar me partinë e ekstremit të djathtë.

Sipas policisë, rreth 160,000 protestues u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ku ndodhet Dhoma e Ulët e Bundestagut, parlamentit gjerman.

Protestuesit mbanin pankarta me thirrjet kundër bashkëpunimit me AfD-në dhe me kritika për udhëheqësin Merz.

Friedrich Merz, kandidati i koalicionit CDU/CSU për postin e kancelarit, u përpoq të premten qa ta shtronte për diskutim në parlament propozimin e tij për emigracionit, por nuk arriti të sigurojë shumicën pasi disa nga deputetët e partisë së tij refuzuan ta mbështesnin atë.

Mungesa e mbështetjes i dha një goditje autoritetit të zotit Merz, i cili ishte paralajmëruar nga kolegët e partisë së tij se rrezikonte të humbiste mbështetje nëse votonte përkrah të djathtës së skajshme.

Projektligji parashikon kufizime në procesin e bashkimit familjar për disa refugjatë dhe kthimin e më shumë emigrantëve.

Një sondazh i kohëve të fundit tregon se dy të tretat e të anketuarve mbështesin rregulla më të forta ndaj emigracionit.

Zoti Merz ka arsyetuar se projektpropozimi është një masë e nevojshme ndaj një sërie vrasjesh në hapësira publike nga individë me prejardhje emigrante. Por Social Demokratët (SPD) e Kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësues të Partisë së Gjelbër thonë se plani i paraqitur nuk do të frenonte sulmet dhe se bie ndesh me ligjin evropian.

Protesta të ngjashme kundër CDU/CSU-së dhe AfD-së u zhvilluan edhe të shtunën në shumë qytete të tjera gjermane, përfshirë Hamburgun, Shtutgartin dhe Leipzigun./Reuters

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika