Gjermania bën thirrje për qasje të gjerë për ndihmat në Gazë

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit që të lejojë qasjen në shkallë të gjerë për ndihmat humanitare në Gazë, në prag të një vizite dy ditore në Lindjen e Mesme.

Zoti Scholz do të takohet të dielën me Mbretin e Jordanisë Abdullah para se të udhëtojë për në Izrael për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Është e nevojshme që ndihma të arrijë në një shkallë më të gjerë në Gazë. Kjo do të jetë një nga çështjet që do të shtroj për diskutim”, u tha zoti Scholz gazetarëve përpara se të nisej për udhëtim.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për planet e Izraelit për të bërë një ofensivë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku është strehuar më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e rajonit të Gazës.

“Ekziston rreziku që një ofensivë gjithëpërfshirëse në Rafah të ketë pasoja të rënda në jetët e civilëve, pasoja që duhet domosdoshmërisht të parandalohen”, shtoi ai.

Forcat ajrore të Gjermanisë thanë se lëshuan nga ajri paketa ushqimore në rajon, të shtunën./VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika