Ministri gjerman i Financave, Christian Linder, po bllokon një këst financiar për Ukrainën nga Bashkimi Evropian, në shumën prej nëntë miliardë eurosh.
Deri më tani, zyrtari gjerman ka pranuar të paguajë vetëm 1 miliard euro.
Ky informacion është bërë i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Sipas raportimeve të mediave, ministri gjerman i financave kundërshton ndarjen e fondeve për Ukrainën përmes borxhit të përbashkët evropian, siç ishte rasti gjatë pandemisë COVID-19.
⚡️ Corriere Della Sera: Germany blocks EU's 9 billion euros help to Ukraine.
Germany has been blocking the aid for more than a month, according to the Italian newspaper's sources. Berlin approved only the first tranche of 1 billion euros.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) July 10, 2022
Në të njëjtën kohë, qeveria e vendit ka pohuar vazhdimisht se mungesa mujore e buxhetit është pesë miliardë dollarë.
Linder e arsyeton qëndrimin e tij me faktin se në shtator Ukraina rrezikon të mos paguajë 900 milionë euro të borxhit të saj të jashtëm.
Sipas gazetarëve të botimit italian, vonesa e këstit mund të jetë një nga arsyet e shkarkimit të ambasadorit të Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.
Më herët, gazeta gjermane “Bild” kishte pretenduar se diplomati do të kalonte në një pozicion të ri – zëvendësministër i Jashtëm.
Ndryshe, Komisioni Evropian kishte propozuar dërgimin e një pakete ndihme financiare në vlerë prej nëntë miliardë eurosh në Kiev.
Më pas, kësti u miratua nga krerët e vendeve anëtare të BE-së.
Paratë u propozua t’i jepeshin Ukrainës si hua me afat maturimi 25 vjet dhe pa interes nga fondet që Komisioni Evropian do të mblidhte duke emetuar në treg bono borxhi nën garancitë e vendeve evropiane.
Kësti i parë i ndihmës evropiane në vlerë prej 1 miliard eurosh u miratua nga Parlamenti Evropian më 7 korrik.