Gjermania dërgon Italinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kërkimi i kompensimit për krimet e luftës së epokës naziste

Në një parashtesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, shteti gjerman ka thënë se Italia po e vazhdon lejimin e çështjeve në gjykatat e saj të brendshme, edhe pse në vitin 2012, kjo kërkesë e tepruar ishte e papranueshme.

Që nga ajo kohë thuhet se mbi 25 raste të reja janë depozituar në Itali, ku gjykatat kanë vendosur se Gjermanisë do t’i duhet të paguajë kompensim.

Pronat në Romë të cilat janë në pronësinë e shtetit gjerman, janë sekuestruar për të financuar pagesat e kompensimit, ku Berlini tashmë e ka paraqitur këtë ankesë, transmeton BBC, përcjell RTV Dukagjini.

Deri në muajin maj më datë 25, gjykata në Itali do të vendosë se a do të shiten disa ndërtesa, të cilat strehojnë institucione kulturore, historike dhe arsimore gjermane.

“Mosmarrëveshja daton që nga viti 2008, kur gjykata më e lartë e Italisë vendosi që Gjermania duhet të paguajë rreth 1 milion € (840,000 £) për të afërmit e nëntë personave që ishin në mesin e 203 të vrarëve nga forcat gjermane në Toskanë në vitin 1944.”

Pronat e shtetit gjerman me sa duket janë nxjerrë në ankand dhe për këtë shteti gjerman ka kërkuar nga gjykata që ta ndalojë Italinë.

Gjermania argumenton se tashmë ka paguar miliarda euro për vendet e prekura, nga Lufta e Dytë Botërore që nga përfundimi i konfliktit në 1945.

Roli kryesor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë, Holandë, e cila është organi kryesor gjyqësor i OKB-së, është zgjidhja e këtyre marrëveshjeve ligjore që shtetet kanë mes vete.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika