“Gjermania e Franca kërkojnë përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi”

Të premten në Kosovë, bashkë me Lajçakun, do të qëndrojne edhe dy këshilltarët kryesor për politikë të jashtme, të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz e presidenti të Francës Emanuel Macron. Nga profësorët ndërkombëtar, angazhimi i tyre shihet shumë pozitiv, mirëpo thonë se si Gjermania ashtu edhe Franca kërkojnë angazhim më të drejtpërdrejtë për përfundimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Jens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez

Për politikën e jashtme, Jens Ploetner është personi i parë që, kancelari gjerman Olaf Scholz merr këshilla.

Por, këtë javë Ploetner ka marr edhe një angazhim shtesë nga lideri gjerman.

Ai do të jetë pjesë e ekipit të ndërmjetsuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ku gjatë se premtes do të qëndrojnë për vizitë në Kosovën e më pas edhe në Serbi.

E bashkë me Lajçak dhe Ploetner, do të jetë edhe një diplomat tjetër francez.

Bëhet fjalë për Emmanuel Bonne, i cili është këshilltar diplomatik i Presidentit Frances Emanuel Macron.

Profesori American, Chris Dolan, për RTV Dukagjini thotë këta këshilltar edhe me herët kanë pasur rolin kryesor në prapaskenat e përfshirjes së liderëve të tyre në këtë proces.

“Pikëpamja ime është se këta këshilltarë janë duke bërë pjesën më të madhe të punës në prapaskenë. Por, janë vetë liderët që po vendosin axhendën dhe tonin e bisedimeve. Ajo që mund të them është se Macron dhe Scholz po i kanë qëllimet e tyre afatgjate dhe shumë të qarta në këtë rajon, ndërsa këshilltarët individualisht janë dukë bërë  u marrë me detajet aktuale diplomatike. Fitoret e vogla me kalimin e kohës do të shtohen”, ka deklaruar Dolan.

Ndërkohë, nga analistët ndërkombëtarë po kërkohet përfshirja direkte e Francës dhe Gjermanisë në këtë proces.

“Angazhimi i dy këshilltarëve të politikës së jashtme nga dy liderët më të fuqishëm në Evropë, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron, për të ndihmuar Miroslav Lajçakun në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë për arsyejen që dialogu është bërë shumë teknik tashmë. Ata nëpërmjet këtyre dy këshilltarëve, me shumë përvojë në politikën e jashtme, dëshirojnë që ky dialog të përshpejtohet dhe që të dy shtetet të përfshihen më shumë në këtë proces”, ka thwnw Bob Weber

Sipas Ëeber synimi i dy shteteve më të fuqishme evropiane është edhe përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi parë që kohëve të fundit situata në këtë dy shtete është tensionuar shumë, dhe arsyeja e këtyre dy angazhimeve nga Scholz dhe Macron po bëhët për të ngritur dialogun në një nivel tjetër të lartë, dhe të përfundohet sa më shpejtë”, wshtw shprehur Weber.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz e presidenti i Francës Emanuel Macron, për këtë vendim kanë njoftuar ditë më parë nepermjët një një letëre drejtuar Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuciqit, ku mes tjerash edhe i është kërkuar të jenë gati për vendime të vështira.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika