Gjermania: Heqja e vizave, hap i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit në Evropë

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka mirëpritur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurtra në BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Nga një janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika