Gjermania heton përgjimin e mundshëm të oficerëve pas publikimit të një bisede nga mediat ruse

Këtë të shtunë, Gjermania ka njoftuar se ka filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike

Olaf Scholz

Gjermania tha të shtunën se ka filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike, pasi Moska tha se regjistrimi i një oficeri gjerman tregonte se po bisedonte rreth armatimeve për Ukrainën dhe sulmeve të mundshme nga Kievi në një urë në Krime.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha të shtunën se Zyra Federale e Kundërzbulimit Ushtarak po hetonte mbi atë që duket se është një rast përgjimi dhe nëse ekzistonte mundësia që regjistrimi të jetë modifikuar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur gjatë një vizitë në Romë, e quajti rrjedhjen e mundshme shumë serioze” dhe tha se tani çështja po shqyrtohej me shumë kujdes“.

Margarita Simonyan, një gazetare e televizionit shtetëror rus dhe drejtuese e kanalit “Russia Today” postoi audion në profilin e saj në rrjetin social Telegram dhe tha se në audio oficerët gjermanë dëgjohen “duke diskutuar se si të godasin urën e Krimesë”, e cila lidh Rusinë me gadishullin ukrainas që Moska e aneksoi në vitin 2014.

Reuters dëgjoi regjistrimin 38-minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij.

Në bisedë, personat e përfshirë diskutojnë dërgimin e mundshëm të raketave Taurus në Kiev, një pretendim që kancelari Scholz deri më tani nuk e ka pranuar. Ata gjithashtu flasin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe objektivat e mundshme ushtarake.

Ambasada e Rusisë në Berlin nuk iu përgjigj një kërkese për koment të dërguar me email të shtunën nga agjencia e lajmeve Reuters në lidhje me akuzat për spiuanzh të mundshëm. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse tha në mediat sociale të premten: Ne kërkojmë një shpjegim nga Gjermania, pa dhënë më tepër hollësi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli me gazetarët të shtunën për planet dinake të ushtrië gjermane, të cilat u bënë të dukshme për shkak të publikimit të këtij regjistrimi. Ky është një veprim flagrant, tha Lavrov. /VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika