Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës pesë furgona

Në një ceremoni të organizuar të hënën, Policia e Kosovës ka bërë një njoftim për pranimin e një donacioni prej pesë furgonëve nga Policia Federale e Gjermanisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar donacion pesë furgona nga Gjermania.

Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë (5) automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

“Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar, si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ministri Sveçla dhe zëvendësdrejtori Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika