Gjermania ia kthen Nigerisë 20 artefakte bronzi

"Sot, ne jemi këtu për t'i kthyer Bronzet e Beninit aty ku i përkasin: popullit të Nigerisë", tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të 22 bronzëve të parë

Bronzët e Beninit të grabitur në të kaluarën dhe të kthyera në Nigeri ekzaminohen gjatë një ceremonie dorëzimi në Abuja, Nigeri, të martën, 20 dhjetor 2022.

Gjermania ia ka kthyer Nigerisë 20 artefakte bronzi dhe kësisoj është bërë vendi i fundit evropian, i cili kthen eksponate në vendet afrikane prej ku janë marrë.

Më herët, këtë vit, Gjermania me Nigerinë kishin nënshkruar deklaratë mbi pranim-dorëzimin e një mijë e 130 artefakteve prej bronzi të kohës së Mbretërisë Benin, gjegjësisht skulptura në reliev e të cilat deri më tash gjendeshin në muzetë e Gjermanisë. Në pranim-dorëzim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Nigerisë, Geoffrey Onyeama, dhe ministri i Informimit, Lai Mohammed, sikurse edhe ministrja e Kulturës dhe Mediave e Gjermanisë, Claudia Roth, bashkë me përfaqësues të institucioneve muzeore.

Para më shumë se 200 vjetëve ushtarët britanikë kanë marrë mijëra skulptura kur kryen bastisje gjatë pushtimit të Mbretërisë Benin.

Skulpturat më pas përfunduan në institucione të ndryshme në Zelandën e Re, Gjermani e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e koleksioni më i pasur i këtij thesari gjendet në Londër.

Ministri i Informimit i Nigerisë i ka bërë thirrje Muzeut Britanik që t’ia kthejë Nigerisë më shumë se 900 artefakte bronzi sa ka në koleksionin e vet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika