Gjermania inkurajon Kosovën që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave të Brukselit

Në një përgjigje për TV Dukagjinin, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se Kosova duhet t'i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut

Kartëmonedhat e dinarit serb.

Shqetësimet e Gjermanisë për Rregulloren e BQK-së, e cila ndalon dinarin serb, janë adresuar të gjitha te Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për TV Dukagjinin, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se këto nuk janë shqetësime vetëm të Gjermanisë, por edhe të shteteve të tjera të BE-së.

“Shqetësimet që Gjermania dhe një sërë miqsh dhe partnerësh të tjerë të Kosovës kanë lidhur me komunikimin në lidhje me zbatimin e direktivës së bankës qendrore janë demonstruar vazhdimisht dhe mjaftueshëm”, thuhet në përgjigje.

Tutje, në përgjigje thuhet se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut.

“Nga këndvështrimi i Gjermanisë, qeveria e Kosovës duhet të marrë pjesë në çdo takim të dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja në të cilin është ftuar. Kjo është pjesë e angazhimit për dialog dhe vullnetit për t’iu afruar BE-së në tërësi. Kosova është përkushtuar për të dyja në disa raste dhe presim që kjo të mbetet kursi i zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel të thirrur për çështjen e dinarit serb, Kosova u përfaqësua nga krerë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkaq Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

Lajçaku, duke folur për mospjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim, tha se “qëllimisht” në ftesën dërguar palëve, e kishte lënë të hapur mundësinë që ato të zgjidhnin se kush do t’i përfaqësonte në takim.

Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutë me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika