Gjermania jep dritën jeshile për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Gjermania ka konfirmuar se do t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake "Leopard 2" dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë

Ilustrim

Qeveria gjermane ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake “Leopard 2” dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të mërkurën se Gjermania “po vepron në koordinim të ngushtë” me aleatët e saj, shkruan REL.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit ka thënë më 25 janar se qëllimi është që të krijohen shpejt dy batalione me tanke “Leopard 2” për Ukrainën, duke shtuar se Gjermania në hapin e parë do të sigurojë 14 tanke nga rezervat e veta ushtarake.

“Trajnimi i trupave ukrainase për përdorimin e këtyre tankeve do të fillojë së shpejti dhe Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione”, ka thënë Hebestreit.

Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgonin tanke M1 Abrams për të ndihmuar Kievin t’i zmbrapsë forcat ruse të vendosura në lindje të vendit.

Scholz kishte këmbëngulur se çdo lëvizje për t’i siguruar Ukrainës tanke të fuqishme “Leopard 2” do të duhej të koordinohej ngushtë me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e Qeverisë së koalicionit trepartiak të Scholzit e mirëpritën lajmin përpara njoftimit zyrtar.

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika