Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

Gjermania ka shpallur një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh për Ukrainën, duke përfshirë pajisje të ndryshme ushtarake. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka njoftuar se kjo ndihmë përfshinë pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Fotografi nga arkivi.

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me këtë pako të re të ndihmës, ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.

Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.

Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh, shkruan REL.

Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika