Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

Afro 105 mijë qytetarë të Kosovës në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, me mundësi votimi nga 9 janari përmes postës dhe më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike

Foto ilustruese

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar këtë të enjte se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.

Radio Evropa e Lirë

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025.

Si duhet të votoni?

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika