Gjermania po merr kontrollin e tre rafinerive në pronësi ruse në vend për të garantuar sigurinë e energjisë përpara se një embargo ndaj naftës nga Rusia të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, kanë thënë zyrtarët të premten e 16 shtatorit.
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në një deklaratë se Rosneft Deutschland GmbH dhe RN Refining & Marketing GmbH do të vihen nën administrimin e Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë. Dhe si rezultat, agjencia do të kontrollojë gjithashtu aksionet e kompanive në tre rafineri: PCK Schwedt, MiRo dhe Bayernoil, të vendosura në lindje dhe jug të vendit.
Rosneft përbën rreth 12% të kapacitetit të përpunimit të naftës të Gjermanisë, duke importuar naftë me vlerë disa qindra milionë euro nga Rusia çdo muaj, ka theksuar ministria, raporton euronews.
Sipas tyre kjo masë do të ndihmonte në sigurimin e furnizimeve të vazhdueshme me energji dhe fillimisht do të zgjaste për gjashtë muaj.
Rosneft kishte bërë edhe më parë të qartë se nuk kishte ndërmend të përfundonte importin e naftës ruse, pavarësisht se një embargo e afërt e BE-së ka hyrë në fuqi më 1 janar 2023.
Ndërkaq, ministria ka thënë se një plan afatgjatë do të shpallet gjithashtu për të ardhmen e rafinerisë PCK në Schwedt, e cila punëson rreth 12 mijë njerëz dhe ofron produkte nafte në pjesën më të madhe të Gjermanisë verilindore, përfshirë Berlinin.