Gjermania në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria e Gjermanisë e ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Qeveria Gjermane.

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kështu ka bërë të ditur anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar një pyetje të drejtuar Qeverisë së Gjermanisë rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham

Dhe një gjë të tillë, si përgjigje e ka pohuar Qeveria e Gjermanisë.

“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në KE, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte shprehur optimiste, por që sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

“Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, kishte thënë Osmani.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Kosova ‘shumë shpejt’ e anëtarësuar në KE

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika