Gjermania në përgaditje të masave për reduktimin e përdorimit të gazit rus

Qëkur Putini urdhëroi sulmet në Ukrainë, shtetet kanë marrë veprime mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tregon për veprimin e radhës nga ana e Gjermanisë

Robert Habeck

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, është duke përgaditur masa të mëtejshme që të frenojë konsumin e gazit natyror dhe të largohet nga furnizimet, tashmë të reduktuara të gazit rus, raporton agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.

Ai ka thënë se qeveria në Berlin është duke ofruar miliarda euro financim, për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.

“Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit”, ka thënë ai.

Një projektligj i miratuar nga qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë, të mbeten në gjendje funksionale.

Gjiganti i gazit rus, “Gazprom”, ka njoftuar për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në Gjermani, duke përmendur probleme teknike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e ka quajtur këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Ndër të tjera, evropianët kanë vendosur sanksione financiare, udhëtimi, diplomatike dhe të tjera ndaj Rusisë qëkur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi sulme nga dhjetëra mijëra trupa ruse në territorin e Ukrainës më 24 shkurt.

Tradicionalisht, Gjermania është një nga klientët më të mëdhenj të gazit në Rusi.

Ndërkohë “Gazprom”, tashmë ka ndërprerë furnizimin me Bullgarinë, Poloninë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika